Gostivar, 21 qershor – Mbrojtësi i talentuar nga Tetova, Enis Dervishi në sezonin e ardhshëm do të luaj për Gostivarin, anëtar i ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll-grupi i perëndimit.
Tashmë ish-mbojtësi i Teteksit me drejtuesit e klubit është marrë vesh për një kontratë njëvjecare.
21-vjecari do ti bashkohet Gostivarit me 1 korrik, atëherë kur trajneri Erxhan Menga ka caktuar fillimin e përgatitjeve për kampionatin e ri.