Jona Dervishi zëdhënësja e federatës Shqiptare të Futbollit e cila u vendos para katër vitesh ka vendosur të largohet. Sjellja e saj në Federatën Shqiptare të futbollit është e vetmja risi që ka bërë gjithë këto vite ku institucion. Dervishi ishte femra e parë që u vendos si zëdhënëse në federatën e futbollit dhe kjo gjë u prit shumë mirë nga mbarë opinioni publikë. Bukuroshja u bë njohur për shkak të profesionalizmit dhe marrëdhënies korrekte me gazetarët. Pritet që largimi i saj të bëhet zyrtar dhe Jona Dervishi do të jetë gati për të zënë pozicionin e ri jashtë fushës së futbollit, pasi mesa duket bukuroshja na paska pas planet e bëra për projekte të reja.