Shkup, 12 gusht – “Presionet janë gjithmonë janë të mundura. Ky formacion i KSHZ-së do të tregojë se në Maqedoni mund më ndryshe të funksionohet. Nëse e kuptojmë detyrën, do t’i tejkalojmë presionet”, thotë Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski për Radio Evropa e Lirë.
Ai thotë se numri prej 1.8 milionë votuesve është real.
“Po, disa herë në disa raste vërtetoj se numri është real dhe se i gjithë ky konfuzion viteve të kaluara u krijua nga disa arsye tjera politike. Megjithatë punë e jona është që mos përziejmë KSHZ-në me politikën, sepse kjo punë e Listës zgjedhore është operacion statistik. Janë përfshirë Enti për Statistika dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kështu që me evidencat e tyre praktikisht hartohet Lista Zgjedhore”, thotë Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.
Derkoski i cili është në funksion me propozimin e VMRO-DPMNE -se gjet në pyetjen direkte se a do t’ju bëj thirrje partia e tij anëtarëve të dalin në votime apo do ta bojkotojnë referendumin, duke thënë se bindjet e tij politike i lë në shtëpi.
“Pyetja juaj do t’mi rrëzojë të gjitha konstatimet që i ceka për punën e KSHZ-së dhe për këtë shkak nuk u përgjigja, për shkak se jam anëtar i KSHZ-së dhe qëndrimet politike të mia i lë në shtëpi. Kur vij në punë harroj dhe funksionojmë si organ shtetëror, detyra e të cilit është, para gjithash, të zbatojë operacionin e referendumit në përpikmëri me ligjin”, tha Derkoski.