Shkup, 15 korrik – Jehona e votuesve deri në ora 11:00 e mëngjesit, bazuar në të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për 3.134 vendvotime nga 3,480 në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, është 11 për qind. Deri në ora 11:00 kanë dalë për të votuar 199.495 qytetarë, bëri të ditur kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski në konferencën për shtyp.
“Në të gjitha 3.480 qendrat e votimit, votimi u zhvillua pa probleme. Asnjë incident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani. Shpresoj që kështu dita të vazhdojë deri në fund. U bëj thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit, ndërsa gjithashtu i paralajmëroj anëtarët dhe zëvendësanëtarët e këshillave zgjedhorë, që t’i ndjekin udhëzimet, instruksionet dhe procedurat tona, ashtu siç i kemi respektuar deri më tani, të vazhdojnë deri në fund të ditës zgjedhore, që të kalojë ashtu siç duhet”, tha Derkoski.
Në NJZ1, jehona deri në orën 11:00 ka qenë 13.7 për qind, në NJZ 3, 9.64 për qind, në NJZ 3 pjesëmarrja deri në 11:00 ishte 13.08 për qind, në NJZ 4 jehona e votuesve ishte 13.46 për qind, në Njësinë e pestë zgjedhore dalja ishte 10.55 dhe në NJZ 6, jehona ishte 6.04 për qind.
Derkoski njoftoi pjesëmarrjen për disa nga komunat.
“Jehonë mjaft të madhe ka në Komunën e Aerodromit në Shkup, në Njësinë e parë zgjedhore, ku kanë votuar mbi 17.6 për qind. Gjithashtu ka pjesëmarrje të lartë në Karposh – 17,7 për qind, Kisella Vodë – 16.81. Nga Njësia e Dytë zgjedhore Butel me 14.76 për qind është më e lartë. Në NJZ 3, jehona është 19.03 në Gradsko, Kriva Pallankë, gati 17 për qind, Llozovë – 17.03. Në Probishtip pjesëmarrja është 20.69 për qind deri në ora 11, që është vërtet e shkëlqyeshme”, tha kryetari i KSHZ-së.
Në NJZ 4, jehona është e lartë, siç tha ai, në Dojran ka – 17.83 për qind.
“Në Demir Kapi 20.77, ndërsa në Novaci 20.52 për qind, Prilep 16.55 për qind deri në orën 11:00. Në NJZ 5 – Manastir 16.91 për qind, Demir Hisar 21.33 për qind dhe Ohër 13.16 për qind”, tha Derkoski.
Në Njësinë e gjashtë zgjedhore, pjesëmarrja, siç tha Derkoski, varion nga 6-7 për qind. Jehona më e lartë është në Tetovë, 8.13 për qind.
Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë një milion e 814 mijë e 613 votues në Gjashtë njësi zgjedhore.