Besoj se të dielën do të zgjidhet presidenti i shtetit, do të arrihet censusi i nevojshëm dhe se do të kemi zgjedhje të pastra si parakusht për shumë punë të tjera drejt së cilave aspiron shteti jonë, theksoi presidenti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski.
Në pres konferencën që u mbajt në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” në Manastir, presidenti i KSHZ-së potencoi se pret që dita zgjedhore të jetë e njëjtë dhe demokratike, ashtu siç ishte më 21 prill në rrethin e parë zgjedhor.
“E morëm materialin zgjedhor dhe po e shpërndajmë tek secili Komision Komunal i Zgjedhjeve – KKZ. Materiali është përpunuar në kohë dhe gjatë ditës 12 ekipet e KSHZ-së do ta shpërndajnë materialin zgjedhor. Fushata zgjedhore në prag të rrethit të dytë kaloi në atmosferë të qetë, pa prishje serioze të procesit, kandidatët iu përmbajtën agjendave të tyre, ndërsa për ne është e rëndësishme që të dielën të kemi një ditë të pastër, të lirë dhe korrekte në të cilën do të vërtetojmë atë që ndodhi në ditën e parë të zgjedhjeve, dhe kjo nënkupton atë që qytetarët të dalin dhe në mënyrë demokratike të tregojnë se mund të realizojnë zgjedhje të pastra që do të nënkuptojnë parakusht për shumë punë tjera për të cilat aspiron shteti ynë. Unë besoj se të dielën do të zgjidhet presidenti i shtetit”, theksoi Derkoski.
Në Listën e vetme zgjedhore që ka përfunduar më 29 mars janë regjistruar 1.808.131 votues, ndërsa për tu arritur censusi i nevojshëm, në votim duhet të dalin 723.253 votues, informuan nga KSHZ-ja në pres konferencën në Manastir. (koha.mk)