Shkup, 23 janar – Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej janë ulur prej gjysmë deri një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 66 denarë për një litër, e Eurodizelit do të jetë 52,5 denarë dhe i Ekstra vajit të lehtë 41 denarë. Te këto derivate zvogëlimi nga çmimet aktuale është për një denar, ndërsa çmimi i i Eurosuper BS-98 zvogëlohet për gjysëm denari dhe do të jetë 68,5 denarë për një litër. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror ishte 54,2 dollarë për një barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 57,93 denarë për një dollar.