Sidnei, 11 janar – Në Sidnei sot temperaturat janë mbi 40 gradë Celsius, ndërsa qytetarët kërkojnë freski në plazhet të cilat janë të mbushura, lajmërojnë mediat australiane. Meteorologët paralajmërojnë se në disa pjesë të shtetit në veriperëndim të Uelsit të Ri Jugor temperatura të premten do të jetë mbi 46 gradë Celsius. Autoritetet ndaluan të ndizet zjarr në disa rajone të Uelsit të Ri Jugor, ndërsa qytetarëve u rekomandohet konsumimi i shumë lëngjeve.