Ish-ylli i NFL Terrelll Roberts është qëlluar për vdekje derisa ishte në shtëpinë e gjyshes së tij. Lajmi tragjik është konfirmuar nga mediat lokale derisa familja e tij insiston se 38-vjeçari nuk ka pasur asnjë armik, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Ai ishte përshkruar si njeri me ‘zemër të madhe’ dhe tashmë njerëzit kanë filluar t’i kushtojnë tribut atij. Roberts përfaqësoi Cincinnati Bengals për dy edicione.
Ish-futbollisti i futbollit amerikan ishte në vizitë te gjyshja e tij kur dikush hyri në shtëpi dhe e qëlloi atë.
Roberts ka luajtur për Oregon State para se të pensionohet derisa tifozët e kishin të preferuarin e skuadrës. “Keq. Gjithnjë më ka pëlqyer Terrell Roberts. Ai ishte pjesë e jona”, shkroi një tifoz në “Twitter”. Incidenti ka ndodhur në San Francisko.