Shkup, 13 nëntor – Pushteti dhe biznesi janë në qëndrim të përbashkët – të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Janë dakord edhe në vlerësimin se rritja ekonomike vitin e ardhshëm mund t’i tejkalojë projeksionet e parakohshme prej 3,2 për qind dhe të arrijë më shumë se katër për qind si në disa vende tjera të rajonit.
Biznesi konsideron se Propozim-buxheti për vitin 2019 është i zhvilluar dhe i konceptuar mirë, por kërkon ndryshime radikale në sistemin arsimor për shkak të mungesës së kuadrit të kualifikuar, kërkon zhvillim të barabartë rajonal dhe investime kapitale në çdo qytet, masa të rrepta ligjore për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shitje më të shpejtë të tokës bujqësore për kapitalin privat të hyjë në sektorin agrar.
Në konferencën e sotme të Dytë buxhetore në Odën ekonomike, problemin me arsimimin e nënvizuan edhe kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Nuk mundet, tha Zaev, 90 për qind e e nxënësve të kryejnë fakultete. Sipas Angjushevit, fakultete teknike ka shumë pak, ndërsa shkollë për menaxherë tepër.
“Nëse dyfishohet numri i studentëve në Fakultetin për shkenca kompjuterike dhe inxhinieri (FSHKI) të gjithë do të absorbohen, ndërsa nëse shpallim konkurs për menaxherë, do të ketë radhë nga këtu deri në Qendër. Në Fakultetin e Makinerisë nuk ka laborant, ndërsa në Elektro nuk ka kush të bashkojë qark elektrik”, tha Angjushev.
Në këtë u ndërlidh Zaevi. “Kemi problem të madh. Vijnë fëmijë të frustruar dhe thonë, kam diplomë, duhet të më punësoni”, theksoi kryeministri.
Pushteti, potencoi se mundet vetë ta zgjidh këtë problem. Nevojitet edhe mbështetje nga biznesi, lloj garancie se fëmijët që janë pjesë e të ashtuquajturës arsim i dyfishtë (që tashmë zbatohet me mbështetje gjermane), pas shkollimit do të mbahet në kompani.
Debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2019 do të zgjat, siç tha kryeministri Zaev, deri në fund të dhjetorit. Për nesër teksti është vendosur në seancë qeveritare.