Prej sot e deri të shtunën paradite, rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të qarkullimit ciklonik nga Mesdheu. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në orët e pasdites dhe të natës, si dhe nesër paradite, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore, kumtoi DPHM.
Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima të rralla. Nga kjo valë e ëagësht, në disa vende pritet të bijnë mbi 45 l/m2 shtresë uji. Nesër nga fundi i ditës intensiteti i reshjeve do të pakësohet, kështu që të shtunën reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior, më shumë do të jetë e shprehur në pjesët veriore. Prej të dielës pritet stabilizim gradual dhe ngrohej e motit.