Mot me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës ditore do të mbisundojë deri të shtunën, ndërsa valë e re e lagësht me reshje të shiut pritet nga e diela e cila do të krijojë kushte për ulje të sërishme të temperaturës ditore prej 5 deri 7 gradë.
Të shtunën temperatura maksimale do të arrij deri 30 gradë, ndërsa nga e diela do të ketë ulje të temperaturës ditore deri 23 gradë. Reshjet në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme me bubullima dhe do të fryj erë e kohëpaskohëshme e përforcuar veriperëndimore. Në fillim të javës së ardhshme në orët e pasdites mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura maksimale deri të mërkurën do të arrij deri 27 gradë, informon DPHM.