Shkup, 19 qershor – Planifikoj që deri të premten t’i dorëzoj propozimet për rekonstruimin e Qeverisë sepse Parlamenti në fillim të javës së ardhshme planifikon seancë. Nëse ndodh kjo të hënën ose të martën e javës së ardhshme menjëherë pas votimit të rekonstruimit vazhdojmë me ndryshimin e vendeve të drejtorëve dhe t’i përfundojmë ndryshimet kadrovike, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Koha.mk
“Besoj se deri në fund të muajit LSDM do t’i sjellë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve të partisë dhe një pjesë të vogël të kryetarëve të organizatave komunale të cilët mbetën të pazgjedhur”, tha Zaev në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.
Ai theksoi se për LSDM-në është e pranueshme që të bëhen ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe vendi të jetë një njësi zgjedhore ose, të ketë më shumë njësi zgjedhore me lista të hapura.
“Sot kisha takime me NDI, Ambasadën zvicerane dhe me të tjerë të cilët japin sugjerime të caktuara për modele për Kodin Zgjedhor. Vlerësoj se në këtë periudhë duhet ta hapim Kodin Zgjedhor, sepse jemi mjaftueshëm larg zgjedhjeve të rregullta dhe mund të bëjmë ligj të mirë zgjedhor me ndjekjen e rekomandimeve të OSBE ODIHR të cilët janë konkretë dhe preciz, por edhe të vendosim model të ri. Qëndrimi jonë si LSDM është rritja e aspekteve demokratike të të drejtës zgjedhore të qytetarëve”, potencon Zaev.
Besoj, shtoi, se edhe subjektet tjera politike do të bëjnë hap para që të kemi të drejta më moderne demokratike të zgjedhësve dhe apeloj që partitë politike, ekspertët dhe institucionet të punojnë së bashku që të sjellim kod të ri zgjedhor sa më shpejtë që është e mundur. (koha.mk)