Kavadar, 13 gusht – Deri të mërkurën duhet pasur takim i vreshtarëve dhe përpunuesve të verës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është konstatimi i takimit të sotëm të ministrit resor, Trajan Dimkovski me vreshtarët në Kavadar.
“Nga dita e parë angazhimi ynë është se çmimi duhet të mbetet së paku i njëjtë sikurse vitin e kaluar. Në këtë pjesë bodrumet e verërave i kanë kalkulimet e veta, ata kërkojnë subvencione shtesë të cilat do të shkonin te çmimi, nëse do të shkojnë tek ata apo tek vreshtarët, për këtë do të bisedojmë. Është shumë e rëndësishme se nëse njëherë e ulin çmimin, rritja është shumë e vështirë. Prandaj edhe qëndrimi ynë është se bashkërisht duhet të jemi në këtë çështje dhe do të bëjmë gjithçka që të merremi vesh edhe pas tri ditësh nëse ka nevojë”, theksoi ministri, duke shtuar se ky sektor është i rëndësishëm dhe specifik pasi këto janë të mbjella më shumëvjeçare dhe nuk është e lehtë as të hyhet në prodhimtari e as të dilet.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev tha se e kupton shqetësimin e vreshtarëve rreth plasimit të rrushit.
“Qëndrimi im është se për çmimin nuk duhet të bisedohet. Çmimi duhet të mbetet në nivelin e vitit të kaluar. Të mos ketë manipulime rreth blerjes. Nga kjo nuk duhet të heqim dorë. Duhet të bëhet lobim tek bodrumet e verërave që të blihen sasitë e plota. Problemet duhet të zgjidhen shumë shpejtë se rrushi kur do të arrijë pjekuria teknologjike nuk mund të presë. E di si është edhe unë kam vreshta. Nëse pritet, do të humbet kualiteti dhe kuantiteti”, tha Jançev.