Deri të mërkurën mot me diell dhe i ngrohtë, nga e enjtja ftohje e motit dhe reshje të shiut

Shkup, 16 shtator – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet mes 6 dhe 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri 34 gradë Celsius, njofton Koha.mk

Në Shkup mot me diell me erë kryesisht të dobët veriore. Temperatura prej 13 deri 33 gradë.

Deri të mërkurën do të mbizotëroj mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat ditore do të jenë më të larta për këtë periudhë të vitit posaçërisht të martën. Ndryshim i gjendjes së motit me vranësira, reshje të shiut dhe ulje e temperaturës pritet të enjten. (koha.mk)