Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi se deri më sot në adresë të tyre kanë mbërritur rreth 120 kërkesa lidhur me Ligjin për Amnisti, për të cilët është konfirmuar se janë të kompletuara dhe menjëherë janë dërguar deri te këshillat penale. “Deri më sot në mesditë para Gjykatës Penale në sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion janë dorëzuar 16 kërkesa të kompletuara, ndërsa në sektorin Penalisht të rritur kanë mbërritur më shumë se 100 kërkesa, por numri në çdo moment po ndryshon për shkak se pritet që në periudhën e ardhshme në gjykatë të mbërrijnë edhe kërkesa të tjera, ndërsa pasi që të konfirmohet se kërkesat e mbërritura janë të kompletuara, menjëherë sistemohen në punë para këshillave penale”, citohet në kumtesën nga Gjykata Penale.
Njëherit, thuhet se, duke pasur parasysh që këshillat kanë afat prej pesë ditësh për vendosje, pasi që të sillen vendime adekuate në kërkesat konkrete dhe do të dorëzohen deri te institucionet kompetente, opinioni do të informohet në mënyrë plotësuese për numrin konkret të vendimeve të marra dhe të dorëzuara. Ligji për amnisti, i cili u miratua më 15 janar, hyri në fuqi më 26 janar. Deri te Gjykata pritet të mbërrijnë rreth 1.500 kërkesa për amnisti, prej të cilëve 500 për lirim të plotë të personave të dënuar, ndërsa 1.000 të tjerët për amnisti të pjesshme.
Amnistia nuk është e paraparë për personat e dënuar për vrasje, për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, për abuzim seksual, pedofili, ndërmjetësim në kryerje të prostitucionit, pastaj për vepra penale kundër shtetit, për bashkëpunim kriminal, si dhe për veprat penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.