Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot deri në ora 13:00 janë vaksinar 24 fëmijë ose deri tani gjithsej 4.328 fëmijë me vaksinë MRP.
Momentalisht në Klinikë për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ka gjithsej 18 pacientë me fruth. Dje është pranuar një 19-vjeçar, i dërguar nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, i cili u infektua nga fruthi dhe është në gjendje të vështirë shëndetësore.
Në ambulancë janë kontrolluar katër fëmijë, të dyshimtë për fruth, të moshës prej shtatë muaj deri dy vjeçarë. Të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Nga Ministria rekomandojnë qe prindërit t’i respektojnë rekomandimet dhe përkujtojnë se ende është në fuqi urdhëri se fëmijët, të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në kopshtet për fëmijë, me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë, së shpallurr në Shkup.(koha.mk)