Shkup, 30 janar – Shërbimet e Kuvendit deri tani kanë përkthyer 17.000 prej gjithsej 34 mijë amendamenteve të dorëzuara nga ana e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, ka njoftuar sot në takimin me gazetarët, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Medial.mk.
“Për nenin 9 të ligjit ka 222 amendamente, ndërsa ky ligj nuk ka më shumë se 200 fjalë. Neni 5 ka 318 amendamente etj. Mund të thuhet se opozita ka ngritur 34 mijë amendamente pasi aq kombinime të shkronjave dhe fjalëve dalin nga ligji”, ka thënë Xhaferi.
Sipas tij, VMRO në këtë mënyrë si qëllim politik ka bllokimin e ligjit.