Shkup, 3 mars – Përmes aplikacionit për vetëregjistrim deri tani janë evidentuar 18.236 persona, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë në ueb faqen e saj.
Të dhënat kanë të bëjnë për gjendjen më 3 mars të vitit 2021 në orën 10:00.
Me paraqitjen në Aplikacion, shfrytëzuesi regjistrohet dhe e vendos numrin e tij të amzës, email adresën, e cila verifikohet me dërgimin e emailit për verifikim dhe numri i telefonit të shfrytëzuesit. Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesit dhe gjatë çdo futje të të dhënave nga ana e shfrytëzuesit, në aplikacion automatikisht regjistrohet se nga cila IP adresë janë futur të dhënat.
Është parashikuar të dhënat e mbledhura përmes Aplikacionit për vetëregjistrim të krahasohen me të dhënat nga baza pararegjistruese e të dhënave. Numri i personave të vetëregjistruar përmes Aplikacionit për vetëregjistrim, siç thonë nga ESHS, nuk do të thotë sipas automatizmit numri i popullatës rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Deri te aplikacioni për regjistrim të destinuar për diasporën, mund të arrijnë vetëm me IP adresë nga vendet e huaja, ndërsa çdo prishje e procesit të mbledhjes së të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për regjistrim.
Faza e parë e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave filloi të hënën me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë konsullare-diplomatike dhe familjet e tyre, në diasporë, pjesëtarët e Armatës në vendet e huaja, të burgosurit dhe të pastrehët. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, i cili do të fillojë më 1 prill.