Shkup, 13 janar – Ministria e Shëndetësisë informon se sot deri në orën 10:00 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Feribile në Shkup janë hospitalizuar edhe dy fëmijë me fruth, njofton Koha.
“Bëhet fjalë për një fëmijë nga fshati Krushopek-Shkup i moshës një-vjeçare dhe një fëmijë nëntë muajsh nga lagjja Shuto Orizare, të dy të pavaksinuar. Kjo nënkupton se momentalisht ka 22 të sëmurë me fruth, prej të cilëve 20 janë fëmijë dhe dy të rritur”, sqarohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit në Shkup deri në orën 13:00 janë vaksinuar 10 fëmijë apo gjithsej deri sot 1.904 persona të cilët kanë marrë vaksinën MRP.
Nga Ministria e Shëndetësisë edhe një herë i bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, edhe pse është shpallur epidemi nga fruthi. Ka sasi të mjaftueshme të vakisnave MRP.
I bëhet apel prindërve, që prej ditës së nesërme të fillojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre të pavaksinuar në pikat e vaksinimit, para fillimit të sismestrit të dytë shkollor. Apeli, citohet në njoftim, vlen për të gjitha shkollat fillore në vend.
“Vaksinat të cilat aplikohen në të gjitha shtëpitë shëndetësore janë me cilësi të mirë me prodhim evropian dhe kanë afat të mirë të skadencës”, citohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.