Ohër, 5 maj – Në zgjedhjet në Ohër deri në ora 10:00 të drejtën e tyre të votimit e kanë shfrytëzuar diçka mbi pesë për qind të votuesve, ose më saktë në 88 vendvotime në komunën e Ohrit kanë votuar 5,65 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Kliment Kamnarovski, kryetar i KKZ-së, tha se procesi i zgjedhjeve në komunën e Ohrit po zhvillohet pa pengesë, në atmosferë korrekte dhe demokratike.
Në komunën e Debërcës procesi zgjedhor po zhvillohet po ashtu pa parregullsi, ndërsa deri ora 10 kanë votuar 308 persona ose shtatë për qind nga personat me të drejtë vote.