Los Anxhelos – Numri i mjeteve transportuese elektrike në nivel botëror është rritur në 3,1 milionë automjete rekord në vitin 2017, por nevojiten ende hulumtime që ky numër të rritet, deklaroi sot Agjencia ndërkombëtare për energjetikë.
Kina ka kontribuuar me 40 për qind nga rritja e përgjithshme botërore në krahasim me vitin e kaluar.
“Në vitet e fundit është vërejtur depërtim dinamik në treg të automjeteve elektrike. Angazhmanet e ardhshme për depërtimin e rritur të automjeteve elektrike nga ana e politikanëve dhe industrisë së automobilave do të nënkuptojë se kjo tendencë nuk do të bie deri në fund të dekadës së ardhshme”, thuhet në raport.
Kështu, vlerësimet e MAE potencojnë se deri në vitin 2030 në botë do të ketë 125 deri 220 milionë mjete transportuese elektrike, nëse ambiciet e kësaj industrie ndërkohë rriten.
Ndryshimi i automjeteve të rëndomta me automobilat elektrikë, do ta rrisë kërkesën e kobaltit, litiumit dhe materialeve tjera, të cilat shfrytëzohen për bateritë litiume-jone.