Shkup, 9 korrik – Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik është nga përfundimi. Partitë para qytetarëve premtojnë drejtësi që do të funksionojë në mënyrë jo selektive dhe transparente, rritje ekonomike dhe zhvillim për periudhën e ardhshme, përfshirjen e të rinjve në të gjitha proceset shoqërore. Ata po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë plotësisht protokollet e mbrojtjes dhe të dalin në votim në 15 korrik.
Partitë programet e tyre zgjedhore edhe sot i prezantojnë në takim me qytetarët, në format më të vogël në pajtim me protokollet shëndetësore. LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” sot janë në Shuto Orizarë dhe Demir Hisar. VMRO-DPMNE dhe koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë” do të jenë për vizitë në komunat e Shkupit Çair, Aerodrom dhe Gazi Babë.
Karvani i Koalicionit “Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni” do t’i vizitojë komunat e Shkupit Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Butel, Karposh dhe Qendër. Konferencë për media do të ketë Lidhja Demokratike “Partia yte”…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke prezantuar qëllimet dhe përcaktimet e koalicionit “Mundemi” në tribunën e mbrëmshme në Prilep theksoi se sot jemi shteti i njohur në mbarë botën. Janë realizuar qëllimet strategjike, shteti dhe identiteti i saj dhe gjuha janë njohur në botë, ekonomia është ngrit edhe në shtet ka para për qytetarët.
Me këtë siç tha, fituam gjithçka për të cilën kanë luftuar paraardhësit tanë.
“Kemi sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Sot jemi shtet- antar i NATO-s të cilës i janë garantuar siguria dhe stabiliteti. Në këtë shtet të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jetojnë maqedonas dhe flasin në gjuhën maqedonase, zyrtar dhe i njohur nga mbarë bota. Edhe shtet fqinje vazhdimisht përmendin popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, ndërsa jo moti në Greqi është përkthyer Bllazhe Koneski jonë. Sot marrim gjithçka për të cilën kanë luftuar paraardhësit tanë. Por kundërshtarët politik vazhdojnë me patriotizmin e rremë të mohojnë, bile edhe Bllazhe Koneskin e kanë quajtur “xhuxhja e Nebregovës”, ka thënë Zaevi.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hrisitian Mickoskui dhe Koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë” dje ishin në Dojran, Bogdanc, Vallandovë dhe Gjevgjeli.
“Prandaj ju them se këto nuk janë zgjedhje të thjeshta, por zgjedhje ku vendosim në çfarë Maqedonie duam të jetojmë. Këto janë zgjedhje mes koncepteve të ndryshme, mes politikanëve të vjetër të harxhuar të cilët nuk kanë çka ofrojnë dhe njerëz që në vete kanë vizion, të kaluar personale por edhe zgjidhje për të gjitha sfidat në rrugën e ëndrrës tonë”, ka thënë Mickoski.Duke folur për zhvillimin e shtetit dhe përfitimet për popullin nga programi “Ripërtëritje e Maqedonisë”, Mickoski ka thënë se secili për veten mund të gjejë diçka.
Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë një mbështetje të madhe për idenë e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit që në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të dilet me kandidat për herë të parë për kryeministër shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një përgjigje të madhe i dhanë banorët e Komunës së Gostivarit të cilit ishin tubuar në mënyrë masive për ti thënë PO idesë për kryeministër shqiptar.
Ndër të tjerash, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tregoi se i është parashtruar pyetja se çka mendon për deklaratën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, se partia e Ahmetit e ka kohën të shkoj në opozitë.
“Kësaj radhe e teproj Zoran Zaevi me këto deklarata dhe nuk është ai që e dërgon BDI-në në opozitë. BDI-në vetëm një forcë është që mund ta dërgoj në opozitë dhe ato janë votuesit e saj, janë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po që se nis unë tani këtu të bëjë përralla të them më e besueshme është që BDI-ja të vazhdoj prezencën e saj në Qeveri por Zoran Zaevi nuk do të jetë kryeministër. Mos të ngucen me neve se nuk do ja dalin pasi do të ju ndodhë si para 20 viteve kur jemi ulur e negociuar për shumë çështje madhorë e në veçanti për ndarjen territoriale ku e humbën lojën duke menduar se vijnë na mali e nuk dimë politikë e as diplomaci”, potencoi Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, megjithatë para qytetarëve të Kërçovës kumtoi se qytetarët janë përcaktuar për ndryshim politik.
“Motivimi im është ta mbajmë shqiptarin këtu, shqiptarët do të avancohen dhe nuk do të dëbohen. Pesëdhjetë persona duhet të përgjigjen para jush. Ju më 15 korrik votoni, ne do t’i sjellim ndryshimet”, tha Sela.