Ohër, 15 korrik – Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 17 në Ohër, në votim kanë dalë 41,7 për qind e personave me të drejtë vote.
“Votimi po zhvillohet pa pengesa dhe probleme,q ytetarët i respektojnë masat”, theksoi kryetari i KKZ-së, Kliment Kamnarovski.
Jehona në Komunën e Debarcës deri në orën 17:00 është 44,41 për qind.
Për periudhën e njejtë kohore, deri në orën 17:00 në Strugë, të drejtën e votës e realizuan 30,06 për qind e votuesve.
Sipas informatave të KKZ-ve në tre komunat, votimi po zhvillohet pa pengesa, pa kurfarë parregullsish dhe në atmosferë të drejtë dhe demokratike.