Strumicë, 30 shtator – Deri në orën 17 në komunën e Strumicës kanë dalë 14.596 votues ose 29,7 për qind nga gjithsej të regjistruarit 49.086. Në Radovish, 5.253 persona e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës ose dalja është 21,6 për qind nga të regjistruarit 24.215 votues.
Në Vasilevë dalja është 21,4 ose kanë votuar 10.438 votues, në Bosilovë 17,6 për qind ose 2.148 votues nga 12.208, në Novo Sellë 13,9 për qind nga 11.267 votues të regjistruar, ndërsa në Konçe 27,9 për qind nga të regjistruarit 2.755. Sipas kryetarëve të komisioneve komunale zgjedhore nga ky rajon votimi po zhvillohet i qetë dhe pa probleme.