Kumanovë, 21 prill – Sipas të dhënave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve deri në orën 15:00, jehona e votuesve në Kumanovë është 23,54 për qind, në Likovë 9,75 ndërsa në Nagoriçan të Vjetër 28,18 për qind, raporton Koha.
Votimi në këto tre komuna, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore po zhvillohet pa pengesa.
“Në Kumanovë sot mund të votojnë 86.009 persona në 167 vendvotime”, informoi zëvendëskryetari i KKZ-së Kumanovë, Ajrulla Qerimi.
Kryetari i KKZ-Likovë Lirim Jashari potencoi se në Likovë të drejtë vote kanë 25.363 qytetarë të cilët votojnë në 36 vendvotime.
“Votimi po zhvillohet pa pengesa edhe në Nagoreçan të Vjetër”, informon Dragan Jovanovski, kryetar i KKZ-së. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 3.329 qytetarë të cilët kanë votuar në 38 vendvotime. (koha.mk)