Strugë/Resnjë, 21 prill – Jehona në Strugë deri në orën 15 është gati 20 për qind, në Vevçan 40, ndërsa në Resnjë gati 27 për qind, njofton Koha.
Sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Strugë, Bledar Ziba, prej 60.459 votuesve të regjistruar në 101 vendvotime të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 11.657 persona ose 19,31 për qind.
Në rajonin e Prespës në 50 vendvotime të drejtën e tyre të votës deri në orën 15 e kanë realizuar 4.392 persona ose 26,8 për qind nga 16.649 votues të regjistruar, informon kryetari i KKZ Kiril Tanski.
Deri në orën 15 në tre vendvotimet në Vevçan, siç njoftoi kryetarja e KKZ Paraskeva Kukoska, kanë votuar 815 persona ose 39,5 për qind prej 2.048 votuesve të regjistruar.
Kryetarët e KKZ në tri komuna konfirmuan se procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndërprerje, pa parregullsi të regjistruara. (koha.mk)