Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Dibrës deri në orën 3:00 të drejtën e votën e kanë shfrytëzuar 17,87 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. “Në listën e vetme zgjedhore në komunë të regjistruar janë 18,406 votues, Deri në orën 13:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.449 ose 17.87 për qind”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i KKZ-së së Dibrës. Rexha theksoi se në të gjitha 27 vendvotimet, dita e zgjedhjeve po kalon pa probleme.