Tearcë, 25 dhjetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kumtoi se në vendvotimin numër 2011 në Tearcë deri në orën 13 në votim kanë dalë 252, apo 35.29 për qind nga 714 votuesit e regjistruar në Lisën zgjedhore. Të dhënat e ardhshme për jehonën e votuesve KSH do ta kumtojë pas orës 17. Votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme. rreth orës 9 ka pasur ndërprerje 15-minutëshe për çka është njoftuar Komisionit Zgjedhor Komunal (KZK). Janë sjellë dy llamba UV të tjera me ç’rast votimi ka vazhduar. Në vendvotim janë edhe vëzhguesit nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare, vërehet edhe prezenca e pjesëtarëve të policisë. Të dhënat e ardhshme për jehonën e votuesve KSHZ-ja do t’i kumtojë në konferencën për shtyp në orën 21:30. KSHZ-ja mori vendim që të përsëritet votimi në këtë vendvotim në bazë të simulimit me të cilin u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative që ta pranojë padinë e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja dhe të sjellë vendim për pezullim të votimit në këtë vendvotim