Sipas të dhënave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Veles, prej gjithsej 46.110 votuesve në listën zgjedhore deri në orën 11 në votim kanë dalë 3.728 votues apo 8.09 për për qind.
Lili Velkovska, kryetare e KKZ-së, deklaroi se votimi në komunën e Velesit zhvillohet në 84 vendvotime.
“Të gjitha vendvotimet u hapën në kohë dhe votimi po zhvillohet sipas rregullave dhe pa incidente”, informon Velkovska.