Tiranë, 30 qershor – Zëdhënësja e Komisionit Qendror Zgjedhor,Drilona Hoxhaj në konferencën e parë për shtyp kumtoi se deri në orën 11:00 jehona e votuesve është 12 për qind.
Ajo ju bëri thirrje qytetarëve për ta realizuar të drejtën e tyre qytetare, sepse, siç tha, zgjedhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota e dhënë dhe shtoi se përqindja e jehonës së votimit është numër i cili pritet të ndryshojë në çdo moment, përcjellë KOHA.
Komisioni Qendror Zgjedhor e informon opinionin se të gjitha vendvotimet janë hapur nëpër tërë vendin,me përjashtim në 7 në Postribe, rajoni i Shkodrës, ndërsa në 53 vendvotime në Vau të Dejës, votimi ka filluar me vonesë dhe i njëjtë tani zhvillohet normal.
Në listën e vetme zgjedhore, janë regjistruar 3.464.328 persona me të drejtë vote, por për shkak të migracionit masiv, numri real është shumë më i vogël.
Në vendvotimin në Tiranë ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Luixhi Soreca.
“Jam këtu për ta vëzhguar procesin e votimit dhe ky është roli im. Nesër do t’i presim raportet”, ka thënë Soreca.
Në pyetje të gazetarëve nëse në rrethana të tilla do të votonte në vendin e tij, Itali,ai refuzoi të përgjigjet. (koha.mk)