Ohër, 15 tetor – Në Zgjedhjet lokale në Ohër deri në orën 10 të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 5,2 për qind e qytetarëve. Nga KKZ informojnë se procesi zgjedhor por zhvillohet pa parregullsi të regjistruara. Në Komunën e Debarcës deri në orën 10 në votim kanë dalë rreth 15 për qind e votuesve, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike. Votimi pa pengesa dhe pa probleme po zhvillohet edhe në Strugë, ku deri në orën 10 në zgjedhje kanë dalë 6,6 për qind e votuesve me të drejtë vote