Manastir, 15 tetor –Në komunën e Manastirit deri në orën 10 në 170 vendvotime kanë dalë 16,8 për qind e votuesve të evidentuar në listën e vetme zgjedhore. Kryetari i KKZ-së Manastir, Zoran Nasev theksoi se votimi ka filluar në kohë dhe po zhvillohet pa pengesa, ndërsa të drejtë vote kanë 83.616 persona. (koha)