Dibër, 30 shtator – Dy orë para mbylljes së vendvotimeve, të drejtën e votës në komunën Dibër e kanë shfrytëzuar rreth 30 për qind, ndërsa në Qendër Zhupa 20 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Nga komisioni komunat zgjedhor konfirmojnë se deri në ora 17 kanë votuar 5.467 persona nga gjithsej 18.318 votues. Dje në këtë komunë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm. Në Komunën Qendra Zhupa, votimi në të gjitha vendvotimet vijon pa probleme. Deri në ora 17 kanë votuar 1.337 persona nga gjithsej 6.686 votues sa janë regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në këtë komuna dje nuk ka pasur votim të personave me probleme shëndetësore, sepse për të, në afatin e parashikuar, nuk është paraqitur asnjë paraqitje.