Dibër, 5 maj – Rritet përqindja e jehonës në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa.
Sipas kryetares të KKZ-së Dibër, Elmira Bakalli deri në ora 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 1.594 persona apo 9 për qind. Para dy javëve jehona ka qenë 18 për qind apo të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.259 votues nga gjithsej të regjistruarit.
Në Komunën Qendra Zhupa nga gjithsej 6.953 të regjistruar me të drejtë vote, kanë votuar 489 persona apo 7 për qind.
Vijimi i votimit në Komunën Dibër dhe Qendra Zhupa kalon pa probleme.