Shkup, 14 gusht – Përmes ueb- aplikimit dijaspora.sec.mk., në KSHZ deri më sot në ora 14 janë dorëzuar gjithsej 742 fletëparaqitje nga qytetarë për deklarim në përfaqësitë diplomatike-konsullore për referendumin rreth emrit.
Prej tyre, 702 janë pranuar, 11 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim, njofton KSHZ.
Deri dje në Zyrat rajonale të KSHZ-së mbikëqyrje në Listën zgjedhore kanë kryer gjithsej 1.216 qytetarë. Madje, numër më i madh i qytetarëve mbikëqyrje kanë kryer në Manastir- 188, Radovish -104 dhe Strumicë -101.