Shkup, 29 korrik 2019 (MIA) – Realizimi të mbi 80 për qind të investimeve kapitale deri në fund të vitit pret kryeministri Zoran Zaev, i cili është i kënaqur edhe nga realizimi në gjysmën e parë të këtij viti.
“Në buxhet kemi 400 milionë euro investime kapitale, por ka edhe 500 milionë shtesë të cilat janë jashtë në NP për rrugë shtetërore, ESM, MEPSO dhe institucione të tjera. Pjesa më e madhe janë në Transport dhe Lidhje, hekurudha, gazifikim dhe rrugë në pjesët e dotacioneve të buxhetit. Në hekurudhë tashmë e ngritëm përqindjen e realizimit të pjesës për të cilën tashmë kemi lidhur marrëveshje dhe nëse deri në fund të gushtit përfundon zgjedhja e dialogut teknik të fazës së dytë që është përmes 140 milionë euro, menjëherë do të kemi aktivitet të rritur dinamik në pjesën e hekurudhës. Kjo është e tëra nga kufiri bullgar ku kemi edhe 60 milionë shtesë”, deklaroi kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Ai shtoi se në pjesën e gazifikimit realizimi ka arritur 49 për qind në gjysmën e parë dhe beson se do të kompensohen mjete shtesë për muajt e fundit me rebalancin e buxhetit sepse realizimi po ecën me dinamikë të shkëlqyer.
Sipas kryeministrit nëse shkurtohet te investimet kapitale kjo do të bëhet te linja kredituese për hekurudhën dhe kjo në përqindje të vogël për shkak të vetë dinamikës, si dhe në një pjesë të vogël të projekteve për zhvillim të barabartë rural sepse, siç sqaroi, bëhet fjalë për IPA projekte te të cilat duhet të përfundohet kontrolli në tërësi.
Zaevi potencon se në arsim pjesa më e madhe e projekteve janë zgjidhur dhe po ndërtohen, shkolla fillore dhe të mesme, salla sportive, ku janë paraparë dy miliardë euro, 1,2 miliardë në mbrojtje, ku pret që mbi 90 për qind të realizohen deri në tetor kur do të blihen automjete të blinduara, ndërsa MPB-ja ka 1,5 miliardë euro.
“E gjithë kjo na tregon se, në bazë të të gjitha përpjekjeve të cilat i bënë të gjithë ministrat, Bekteshi, Angjushev, atëherë Tevdovski dhe Nikollovski dhe Sugarevski japin mundësi që të shoh se si janë projektuar investimet kapitale që të kenë siguri në realizim më të madhe se 80 për qind. Atë pjesë mes 90 dhe 100 për qind do ta shkurtojmë dhe do ta rialocojmë atje ku mund të realizohet”, tha kryeministri.
Ai shfaqi bindje se investimet kapitale do të jenë mbështetje serioze e rritjes dhe zhvillimit gjithëpërfshirës ekonomik, sepse, siç theksoi, më rritja nuk varet nga konsumi publik i parave buxhetore.
“Në kohën e Projektit 2014 varej rritja, tani rritja bazohet në rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat, por edhe shteti është i mirëseardhur që të ndihmojë. Është me rëndësi maksimizimi i realizimit të investimeve kapitale”, tha kryeministri dhe potencon se deri më tani është i kënaqur nga realizimi”, i cilai te gazifikimi është 49 për qind.
Zaevi vlerësoi se numrat japin të drejtë për optimizëm dhe se problemet paraprake janë tejkaluar, gjegjësisht çështjet paraprake të cilat ishin shkak për realizim të dobët janë tejkaluar. (koha.mk)