Shkup, 5 qershor – Intensivisht po punohet në rehabilitimin e aksit të autostradës Shkup – Tetovë i cili është në gjatësi prej 17 kilometra. Deri më tani janë rehabilituar edhe asfaltuar nëntë kilometra, ndërsa deri në fund të qershorit pritet të përfundojnë punët në njërin anë të autostradës nga Shkupi në drejtim të Tetovës.
Sot inspektim në kryerjen e rehabilitimit të korsisë në aksin e autostradës Saraj – Grupçin kanë bërë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Sadik Beqiri dhe drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov,
“Rikonstruktimi i aksit ishte i domosdoshëm, për shkak se korsia lëvizëse ishte pjesa më e dëmtuar nga autostrada në drejtim të Tetovës, ndërsa të gjithë jemi të vetëdijshëm sa automjete në ditë kalojnë në këtë aks. Për këtë nevojitet intervenim urgjent me qëllim që plotësisht ta rehabilitojmë dhe të mundësojmë që trafiku të zhvillohet më i sigurt”, deklaroi ministri Sugareski.
Ai shtoi se në pjesën perëndimore po investohet përmes gjysmë miliardë euro për ndërtimin dhe rikonstruktimin e Korridorit 8.
“Krahas rikonstruktimit të autostradës nga Shkupi deri në Tetovë, në gjysmën e dytë të vitit 2018 përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore do të shpallet tender për projektimin për rikonstruktimin e rrugës nga Tetova deri në Gostivar në nivel të autostradës standarde. Ndërkohë po punohet në rikonstruktimin e rrugës shtetërore nga Gostivari deri në Kërçovë, me vlerë të përgjithshme të investimit prej gjashtë milionë euro, ndërsa në vijim është edhe projektimi për ndërtimin e autostradës së re nga Gostivari deri në Kërçovë dhe gjithsesi vazhdojmë me ndërtimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër”, theksoi ministri i Transportit.
Potencoi se përmes programeve të ndryshme të NPRRSH punohet edhe në rehabilitimin e akseve të tjera rrugore.
Drejtori i NP Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov potencoi se punohet në rehabiltimin e 17 kilometrave të aksit të autostradës në vlerë prej 70 milionë denarë.
“Deri më tani janë rehabilituar dhe asfaltuar nëntë kilometra. Intensivisht do të punohet edhe këtë muaj dhe deri në fund të qershorit duhet të përfundojë rehabilitimi nga njëra anë nga Shkupi në drejtim të Tetovës”, deklaroi Kitanov.
Për rikonstruktimin e këtij aksi rrugor janë siguruar 1,1 milionë euro nga Buxheti i NP për Rrugë Shtetërore. Punët ndërtimore kanë filluar në nëntor të vitit 2017.