Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se homologut i tij spanjoll, Pedro Sançez e ka siguruar se Parlamenti i Spanjës deri në fund të janarit do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Zaev theksoi se Sançez e ka informuar se në fillim të janarit do të formojë Qeveri, pas së cilës Kabineti i tij qeveritar deri tek Parlamenti do ta dorëzojë propozimin për ratifikimin e Protokollit dhe ai do ta ratifikojë dokumentin deri në fund të muajit.
“Nuk ka asgjë kontestuse, nuk ka kurrfarë pjese që është thelbësore. Bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik të ratifikimit”, deklaroi Zaev në debatin “Rruga drejt anëtarësimit në NATO: Nga një vend i izoluar drejt një vendi të integruar” në Fakultetin Filozofik në Shkup.