Ankara, 12 gusht – Turqia pret në gjysmën e dytë të gushtit apo shtatorit të realizohet dërgesa e dytë e sistemit mbrojtës raketor S-400, deklaroi ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cituar nga gazeta “Katimerini”.
“Në gusht apo në shtator e presim dërgesën e dytë të S-400 për vendin”, tha Akar.
“Sepse ishte ndërprerë Marrëveshja për forcat bërthamore me rreze veprimi të mesëm dhe të vogël. Turqia do të ketë nevojë të madhe për sistemet S-400”, theksoi Aker.