Shkup, 1 gusht – Nga 100 deri në 120 thirrje në ditë ka në shërbimin për Ndihmë të parë mjekësore në Shkup. Qytetarët të cilët nuk ndihen mirë për shkak të motit të ngrohtë kanë ndryshime kardiovaskulare, dhimbje koke, tension, marramendje, lodhje…Këto janë simptomat më të shpeshta, ka deklaruar udhëheqësja e Shërbimit të Ndihmës së parë mjekësore, Milica Bubalo.
Ajo theksoi se lidhur me periudhën paraprake nuk ka rritje të numrit të thirrjeve në NPM, që me siguri ka të bëjë me atë që pjesa më e madhe e qytetarëve janë në pushim vjetor jashtë qytetit. (koha.mk)