Deri në fund të vitit pritet të ndërtohen çerdhe të reja në Gostivar, Saraj, Bogovinë, Kumanovë, Bërvenicë…

24

Shkup, 30 tetor – Në Gostivar do të ndërtohet çerdhe e re me kapacitet prej 100 fëmijë. Në përputhje me projektin për ndërtimin e objekteve të reja, azhurnimin ose përshtatjen e objekteve ekzistuese për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë në komuna, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar mjete për ndërtimin e një çerdhje të re në Gostivar.

Marrëveshja me komunën e Gostivarit i referohet shtrirjes së një ndërtese me një sipërfaqe prej 519 m2, e cila së bashku me ndërtesën ekzistuese të çerdhes “Lule” do të përbëjnë një sipërfaqe totale prej 1658 m2.

Konkretisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi 30 milion denarë për zgjerimin e kopshtit “Gëzimi i Fëmijëve” te ndërtesa “Lule”. Kapaciteti maksimal i kësaj çerdheje në ndërtesën e sapo projektuar është deri në 100 fëmijë.

Deri në fund të vitit është planifikuar të hapen shtatë kopshte të reja për pranimin e 460 fëmijëve të rinj në komunat e Sarajit, Bogovinës, Kumanovës, Bosilovës, Brvenicës, Llozovës dhe Resnjës.