Shkup, 29 mars – Deri tani në vend janë regjistruar 241 raste të persona të infektuar me koronavirus. Katër persona kanë vdekur, ndërsa tre janë shëruar. Nga Qeveria porositën se karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Përfaqësuesit qeveritar kanë inspektuar punët për ndërtimin e spitalit montues me kapacitet prej 130 shtretërve pranë Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile.
Sipas vendeve të jetesës, deri tani raste me Kovid-19 janë regjistruar në Shkup (143), Dibër (45)prej të cilëve dy të vdekur, Kumanovë (20)një i vdekur, Shtip (8), Prilep (8), Ohër (3), Veles (3), Kavadar (2), Strugë (3), Tetovë (4) dhe Gostivar (1) dhe Manastir (1).
Dje vdiq një paciente 66 vjeçare nga rrethina e Strugës. Pacientja ka pasur sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive dhe tension të lartë të gjakut.
Nga Qeveria theksuan se karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron policia dhe ushtria.
“Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd”, porositën nga Qeveria.
Qeveria u bën apel qytetarëve të jenë të sigurtë se të gjitha masat që janë ndërmarrë për pranimin e shtetasve tanë të cilët kanë ardhur nga vendet e huaja janë në pajtim me standardet më të larta shëndetësore.
“Bëhet fjalë për kapacitet të siguruar prej 2104 shtretër për momentin në të gjithë shtetin, në 10 objekte akomodimi, ndërsa prej tyre janë plotësuar 1082 shtretër. Asnjë nga qytetarët i vendosur në karantinë shtetërore në periudhën prej 14 ditëve nuk guxon ta lëshojë dhomën e vet , as objektin, ndërsa çdo kat nga çdo objekt akomodimi është rreptësisht i kontrolluar dhe i siguruar nga ushtria dhe policia. Për secilin nga ata është bërë anketë epidemiologjike dhe i është caktuar regjim përkatës në objektin e karantinës i cili plotësisht është i siguruar dhe rreptësisht i kontrolluar dhe mbikëqyrur. Nuk ka asnjë hapësirë për shqetësim, ndërsa të paktën për panik, janë siguruar me standarde dhe protokolle më të larta shëndetësore”, thekson Qeveria.
Të gjitha masat që janë ndërmarrë për përcaktimin e lokacionit dhe objekteve për karantinë, thonë se Qeveria, janë bërë jashtëzakonisht në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe mbi analiza serioze dhe profesionale dhe vlerësime.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe djhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot kanë inspektuar aktivitetet ndërtimore për ngritje të spitalit montues me kapacitet deri në 130 shtretër pranë Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Prej atje sqarojnë se hapësira, me bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional është pastruar në afat rekord nga ana e ekipeve të Qytetit të Shkupit, Armatës dhe mekanizmi i tij, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” dhe inxhinierët e Njësisë projektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
“Me lirimin e hapësirës prej rreth 4.000 metra katror është krijuar mundësi për zhvillim intervenues dhe plotësim të kapacitetit të Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile. Lokacioni i liruar pranë klinikës infektive për momentin ka përparësi të madhe për shkak të afërsisë me të gjitha kapacitetet e qendrës klinike “Nëna Terezë”, Institucionet e rëndësishme dhe vetë Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Duke e marrë parasysh gjendjen me koronavirusin, qyteti i Shkupit e ndihmon Ministrinë e Shëndetësisë, me realizimin e shumë aktiviteteve ndërtimore dhe infrastrukturore në rrethin e Qendrës Klinike “Nëna Terezë”:
“Përveç aktiviteteve për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës deri te Klinika infektive, zgjerohet hyrja në qendrën klinike dhe hapet një shteg për automjete intervenuese, si dhe hyrje e veçantë drejt klinikës infektive”, informojnë nga vetëqeverisja lokale e kryeqytetit. (koha.mk)