Paris, 8 nëntor – Nga nën rrënojat e dy ndërtesave në Marsej është nxjerrë edhe një trup me çka numri i viktimave është rritur në gjashtë, kumtoi prokurori i qytetit Ksavier Tarabeo.
Ai tha se hetimi nën rrënojat vazhdon, për shkak se në ndërtesa që u shembën të hënën, ndoshta kanë qenë deri tetë persona.
Njëra ndërtesë ka qenë e zbrazët dhe e braktisur, por në të tjetrën, pranë saj, ka pasur njerëz që kanë qenë duke jetuar me qira.
Tarabeo theksoi se ende nuk është e sqaruar se cila ndërtesë e ka shkaktuar shembjen dhe cili është shkaku.
Prokurori nuk precizoi nëse banorët kanë qenë mes të mbijetuarve ose mes viktimave në tragjedi. Ai vetëm tha se deri më tani janë identifikuar tre trupa.