Deri më 7 janar, të ratifikohet marrëveshja

15

Shkup, 3 janar – Më së voni deri më 7 janar partitë shqiptarë duhet të ratifikojnë platformën e përbashkët, ndërsa më pas kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet të ftoj takimin e radhës me liderët shqiptarë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për Alsat-M ftoi edhe Partinë Demokratike Shqiptare që t’i bashkëngjitet tryezës së përbashkët. “Mendoj se sipas marrëveshjes së arritur deri më 7 janar ose deri ne këtë fundjavë të gjitha kryesitë e partive politike nënshkruese të atij memorandumi ose asaj platforme të përbashkët duhet të ratifikojnë atë marrëveshje, të dal ose që buron nga partitë politike, duhet të ratifikohet në kryesitë e tyre. Me këtë përfundon dhe faza e parë e bashkërendimit dhe arrihet qëllimi i bashkëpunimit të partive politike shqiptare për këtë fazë dhe pastaj nëse do të ketë nevojë për takime tjera do të informoheni”, deklaroi Osmani. Për të harmonizuar qëndrimet rreth platformës së përbashkët, drejtuesit e partive shqiptare ditë më parë u ulën në një tryezë të përbashkët në Tiranë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pas këtij takimi u spekulua se mandatari për formimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë do të kushtëzohet me platformën për të cilën kishin rëndë dakord partitë shqiptare në Tiranë, por drafti në fjalë ende mbahet në fshehtësi. Nga ana tjetër, BDI-ja edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se pa miratimin e kësaj platforme nga partitë shqiptare nuk do të fillojë negociata për koalicionim me subjektet maqedonase.

Comments are closed.