Shkup, 12 maj – Që nesër, 13 maj, deri më 28 qershor të këtij viti qytetarët e Shkupit do të mund t’i paguajnë faturat e mbetura për ujë dhe mbeturina pa interes.
Personat fizik dhe personat juridik do të mund ta paguajnë borxhin e tyre me dakordimin e marrëveshjes deri në 24 këste mujore varësisht lartësisë së borxhit.
“Konsumatorët të cilët kanë borxh të mbretur për ujë të harxhuar dhe mbeturina (të paditur dhe të rregullt) kanë mundësi ta paguajnë pa interes të përllogaritur për pagesë të vonuar, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe NP “Higjiena komunale”.