Deri më 2050, ndryshime dramatike klimatike

“Që nga fillimi i qershorit, ne kemi qenë dëshmitarë të zjarreve të pashembullta të pyjeve në rajonin e Arktikut”, tha Claire Nalis, zëdhënëse e Organizatës Botërore Meteorologjike. Vetëm në atë muaj, siç tha ajo, këto zjarre shkaktuan emetimin e 50 megaton të dioksidit të karbonit, i cili është i barabartë me emetimet e dioksidit të karbonit në Suedi në një vit

Londra do të ketë një klimë pas 30 vjetësh atë që ka Barcelon sot dhe Madridi do të jetë si Marakeshi i Marokut deri në vitin 2050, tregon një studim. Novi Sadi në Vojvodinë do të ketë një temperaturë si Dallasi në SHBA, në muajt më të nxehtë do të ketë një rritje prej 7.9 gradë celsius, një rritje vjetore prej 2.9 gradë.

Qytetet në mbarë botën që ndodhen në zonat e hemisferës së ftohtë veriore do të kenë në të ardhmen një klimë si qytete që janë 1000 kilometra më afër ekuatorit me efekte të dëmshme në shëndetin dhe infrastrukturën. Studimi tregon se Moska do të ketë temperatura si Sofja, Siettle si San Francisko dhe Nju-Jorku si Virginia Beach. Mungesa e ujit do të ndikojë në një numër të madh të qyteteve në kushte të moderuara klimatike si rezultat i ngrohjes globale, e cila parashikohet të arrijë deri në 3.5 celsius gjatë muajve të verës dhe 4.7 celsius në dimër. Në mesin e 10 qyteteve që do të pësojnë ndryshimet më dramatike të klimës do të jetë edhe Lubjana në Slloveni, e cila do të ketë një klimë si Virxhinia Beach dhe do të ketë një rritje prej 8 gradë celsius në muajt e nxehtë ose në një nivel vjetor prej 3.5 gradë celsius. Për shkak të ndryshimeve klimatike në Arktik, ka një numër në rritje të zjarreve të pyjeve që kontribuojnë në ndotjen e ajrit për shkak të emetimit të sasive të mëdha të dioksidit të karbonit.

“Që nga fillimi i qershorit, ne kemi qenë dëshmitarë të zjarreve të pashembullta të pyjeve në rajonin e Arktikut”, tha Claire Nalis, zëdhënëse e Organizatës Botërore Meteorologjike. Vetëm në atë muaj, siç tha ajo, këto zjarre shkaktuan emetimin e 50 megaton të dioksidit të karbonit, i cili është i barabartë me emetimet e dioksidit të karbonit në Suedi në një vit. “Zjarret në pyje janë të zakonshme në hemisferën veriore në mes të majit dhe tetorit, por këtë vit ka pasur përmasa dhe intensitete të pazakonshme”, tha Nalis.

Shumica e zjarreve ndodhën në shtetin amerikan të Alaskës dhe në Siberinë ruse, por edhe në Alberta të Kanadasë, të cilat prekën zonën prej 300.000 fusha futbolli ose sa krejt shteti i Luksemburgut. Ka pasur më shumë se 400 zjarre pyjore në Alaskë që nga fillimi i vitit dhe çdo ditë shpërthen nga një i ri. Në Siberi, temperatura në qershor ishte gati 10 gradë mbi mesataren, ndërsa në Alaskë ishte qershori i dytë më i nxehtë, dhe më 4 korrik ishte matur temperatura 32 gradë. “Nuk është një kohë tipike për Alaskën”, tha Nalis. Në muajin shkurt, Ferbanz në Alaska regjistroi ndotjen më të madhe të ajrit në botë, gjë që shkaktoi banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre.