Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë, Stoltenberg: S’do të thotë që heqim dorë nga zgjidhja politike

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë se Aleanca Veriatlantike heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike.Këtë Stoltenberg e tha para takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo të Norvegjisë, duke folur për dërgimin e 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe edhe një batalioni në rast nevoje, raporton AnadoluAgency, transmeton Klankosova.tv. “Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhje politike”, është shprehur Stoltenberg. Tutje, ai shtoi se dërgimi i trupave shtesë të NATO-s po bëhet për të ndihmuar në uljen e tensioneve.