Shkup, 5 prill- Janë të mundura rritje të shpejta të niveleve të të disa rrjedhave ujore dhe dalje të mundshme lokale nga shtrati pas parashikimeve të sinoptikanëve se gjatë orëve të pasdites dhe sidomos në mbrëmje priten reshje të shiut me karakter vërshues dhe më përmbytëse në pjesët veriore dhe qendrore të vendit ku lokalisht priten edhe mbi 25l/m2 sasi uji.
Siç theksojnë nga DPHM, nivelet e lumenjve nëpër Maqedoni janë nën mesatare, që është karakteristike për këtë periudhë të vitit dhe për shkak të lagështisë relativisht të madhe në vend (si rezultat i reshjeve të kaluara dhe borës së shkrirë), pritet të reagojnë shpejtë edhe në sasi më të vogla të shiut ta rrisin nivelin e tyre të ujit.
Sipas parashikimit, në disa vende lokalisht pritet proceset të jenë më intensive dhe për një kohë të shkurtër të reshin sasi të mëdha të shiut, ndërsa në kushte të këtilla më shumë goditen rrjedhat e ujërave me sipërfaqe të vogla ujëmbledhëse dhe vendet e thata të cilat nuk kanë qa kapacitet për një kohë të shkurtër të pranojnë sasi më të mëdha të shiut.
Dukuri të këtilla, theksohet janë të mundura në zonat ujëmbledhëse të lumenjve: Kumanovska, Konjarka, Sllupçanska, Pçinje, Krivarekë, Crna, si dhe rrjedhave më të vogla në pjesën më të mesme të pellgut të Vardarit (rrjedhat ujore nga masivi pyjor Jakupicë)