La Palma, 15 tetor – Derdhja e lavës nga vullkani në ishullin spanjoll La Pallma sot u bë më e fuqishme dhe shumë më e shpejtë, njofton DPA.
Instituti vullkanologjik i Ishujve Kanarie, Involkan, informoi për një “cunami nga lava”, duke i komentuar videot nga vullkani. Megjithatë, gjeologu Zhoze Mangas, profesor në Universitetin e Las Palmas de Gran Kanaria, theksoi se kjo fotografi është deri diku e shtrembëruar.
“Në këtë rast, ne nuk mund të flasim për një cunami, por për rrjedhat e lavës, me temperatura prej më shumë se 1,200 gradë Celsius, të cilat rrjedhin shumë shpejt për shkak të terrenit të pjerrët”, deklaroi ai për kanalin televiziv shtetëror RTVE.
Vullkani shpërtheu më 19 shtator për herë të parë pas 50 viteve. Shpërthimi është intensifikuar ditët e fundit, me shpërthime të përsëritura që hedhin magmë në ajër dhe tymi ngrihet në disa kilometra i lartë.
Ekspertët thonë se nuk është e mundur të parashikohet kur do të pengohet erupsioni,