Delli i një pjese të politikës maqedonase për të politizuar të kaluarën e Maqedonisë antike nuk ka të ndalur.
Ndonëse projekti antikizues ‘Shkupi 2014’ është ndërprerë nga qeveria e re socialdemokrate dhe partnerët e saj shqiptarë, presidenti Gjorgje Ivanov po vazhdon me avazin e vjetër, raporton Konica.al.
Me rastin e hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Brazili, kryeqyteti i Brazilit, ai ka folur edhe me ambasadorin indian Abi Kumar.
Me këtë rast, Ivanovi ka shfrytëzuar rastin që t’i mbajë një ‘leksion’ qesharak etimologjik, duke e lidhur emrin e Maqedonisë me indishten e vjetër ‘Maa Ki Duniya’.
“Kisha rastin të takohesha me dr. Gjorgje Ivanovin, president i Maqedonisë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Brazili. Ai me tregoi një gjë interesante “Fjala Maqedonia vjen nga India. Është quajtur ‘Maa Ki Duniya’, të cilën romakët nisën ta quanin Maqedonia”, ka shkruar ambasadori indian Abhay Kumar.